Struktura

Ne baze te ligjit Nr. 8363, datë 1.7.1998 "Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor", Zyra drejtohet nga një Bord Drejtues i përbërë nga 9 anetare:

  • Kryetari i Gjykatës së Lartë.
  • Një anëtar i Gjykatës së Lartë.
  • Dy kryetarë të Gjykatave të Apelit.
  • Katër kryetarë të Gjykatave të Rretheve.
  • Një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Kryetari i Bordit është kryetari i Gjykatës së Lartë.

Funksionet e Bordit Drejtues janë:

  • Miraton projektbuxhetin e paraqitur nga Zyra për çdo nivel të gjykatave dhe ia dërgon atë për shqyrtim organik kompetent për miratimin e buxhetit të shtetit.
  • Kontrollon përdorimin e fondeve të akorduara dhe analizon kërkesat e gjykatave për fonde që mund të lindin gjatë vitit buxhetor.
  • Miraton transferimin e fondeve buxhetore brenda kompetencave që lejon ligji dhe përdorimin e fondit rezervë.
  • Emëron dhe shkarkon drejtorin e Zyrës. Emërimi i drejtorit të Zyrës bëhet me votim të fshehtë dhe me kandidatura alternative.
  • Përcakton strukturën e Zyrës, si dhe numrin e personelit administrativ të saj dhe kriteret e emërimit të tyre.
  • Përcakton pagat e personelit të Zyrës në përputhje me kriteret e përgjithshme të caktimit të pagave për punonjësit e administratës.
  • Miraton rregulloren e funksionimit të Zyrës.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645