Shpenzime operative

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit per periudhën Janar-Dhjetor është 252,000 mijë lekë, ndërsa buxheti i rishikuar është 274,774. Realizimi i këtij artikulli paraqitet në vlerën 261,200 mijë lekë ose 95%.

Gjykatat me fondet e akorduara kanë likuiduar detyrime të mbartura nga viti i kaluar prej 6,500 mijë lekë, kryesisht shërbime ndaj të tretëve për energji, telefon, postë etj., si dhe kanë plotësuar nevojat në funksion të aktivitetit të përditshëm të tyre.

Por duhet të vëmë në dukje se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, shumë fatura që ishin për likuidim mbetën të bllokuara nga degët e thesarit, që në datën 17 dhjetor, duke krijuar një detyrim në masën 9,500 mijë lekë, shumë kjo e cila do të rëndojë buxhetin e gjykatave për vitin 2010.

Rialokimi i fondeve të shpenzimeve operative

Gjatë vitit janë kryer disa rialokime në fondin e shpenzimeve operative si:

  • Është realizuar transferimi dhe detajimi i fondit prej 1200 mijë lekë të përcaktuar për Kolegjin Zgjedhor, nga gjykata e Apelit Tiranë në gjykatat e apeleve: Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Vlorë.
  • Nga analiza e shpenzimeve për personelin, për periudhën 8-mujore, rezultonin fonde të lira në artikullin 600 “Shpenzime për paga”, për shkak të mosplotësimit të strukturave organike në disa gjykata. Nga negociatat me Ministrinë e Financave, me shkresën nr.10269/2, datë 05.10.2009 u miratua transferimi i fondit 20,000 mijë lekë nga artikulli 600 “Shpenzime për paga” në artikullin 602 ”Shpenzime operative”. Ky fond u detajua për të plotësuar nevojat e gjykatave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe kërkesave të tjera të paraqitura prej tyre për energji elektrike, avokatë, shpenzime postare, materiale të përgjithshme zyre dhe udhëtim e dieta.
  • Janë kryer lëvizje të fondeve nga paga në shpenzime operative për atë pjesë të fondit të veçantë që përdoret nga gjykatat për aktivitete sociale.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645