Projekte të përfunduara

Përurimi i sallave të reja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë - Korrik 2015

datën 23 Korrik 2015, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u zhvillua aktiviteti për përurimin e 13 sallave të gjykimit dhe ambjenteve shtesë të kësaj gjykate.   

Përmirësimi i infrastrukturës së gjykatës nëpërmejt shtimit të sallave të gjykimit, si dhe ambjenteve të tjera është realizuar nga të ardhurat e gjykates (80%) dhe buxheti i shtetit (20%). Sallat e reja janë të pajisura me sistemin e regjistrimit audio të seancave gjyqësore në bashkëpunim me projektin JUST – USAID. Plotësimi i sallave me karrige u realizua si kontribut i fondacionit SOROS.   

Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që 60% e seancave gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë të zhvillohen në salla gjyqi të pajisura me sistemin e regjistrimit audio.   

Vendosja në punë e sallave të reja, si dhe sistemit audio gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore në këto salla do të realizojnë rritjen e shpejtësisë së gjykimit, rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë, si dhe rritjen e solemnitetit në gjykim.   

Objektivi i këtyre investimeve është të arrijë përveç të tjerave, rritjen e besimit të publikut në drejtësi. 

 Për foto të aktivitetit klikoni këtu: Fotot

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645