Programi i transparencës për ZABGJ

PROGRAMI I TRANSPARENCËS   

PËR   

ZYRËN E ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQËSOR   

 

  I. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit publik, në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Programi vlerësohet si një mënyrë konkrete, përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje ZABGJ) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ZABGJ-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.  

 

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ZABGJ-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.zabgj.gov.al   si dhe në mjediset e Zyrës. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtjen e programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ZABGJ-së është ndërtuar në atë formë, që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshme. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

Për dokumentin e plotë klikoni këtu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645