Prioritete

Objektivat

  • Harmonizimi i nevojave të gjyqësorit me burimet financiare në dispozicion të tij.
  • Hartimi i politikave buxhetore dhe procedurave për administrimin efektiv të fondeve të akorduara nga buxheti i shtetit si dhe donatorë të ndryshëm, në përputhje me ligjin.
  • Programimi dhe detajimit i fondeve buxhetore të akorduara me ligj për çdo gjykatë.
  • Zbatimi dhe rishikimi i buxhetit gjatë vitit në përputhje me kushtet konkrete të gjykatave, si dhe monitorimi periodik i përdorimit të fondeve të gjyqësorit.
  • Kontrolli për përdorimin efektiv e në përputhje me ligjin të fondeve publike të gjyqësorit.
Strategjia e zhvillimit, angazhimet afatgjata:

Strategjia e zhvillimit të pushtetit gjyqësor duhet parë në kuadrin e Strategjisë Kombëtare për reformën në Administratën Publike

Që për gjyqësorin konsiston në:

  • Riafirmimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe reforma gjyqësore si objektiv prioritar.
  • Modernizimi dhe pajisja e gjykatave.
  • Analiza e ngarkesës dhe e ecurisë së punës në sistemin gjyqësor dhe bërja e përmirësimeve të nevojshme.

Objektivat strategjik:

  1. Integrimi Institucional
  2. Rritja e shkallës së kualitetit dhe profesionalizmit
  3. Roli aktiv i administratës së gjyqësorit.
  4. Modernizimi i administratës nëpërmjet futjes së teknologjisë së informacionit

Objektivi ynë, për realizimin e strategjisë, është të sigurojmë menaxhimin sa më efektiv, për çdo problem që varet nga ne, në mënyrë që të lehtësojmë punën e gjykatave, që të kenë efektivitet dhe eficencë në punën e tyre.

Çelësi për këtë:

  • zbatimi i një strategjie për lehtësi dhe shpejtësi informacioni.
  • sistem menaxhimi financiar, për një përllogaritje të plotë të fondit të gjykatave duke zbatuar dhe kontroll efektiv të brendshëm dhe të jashtëm.
  • menaxhimin e burimeve njerëzore, staf eficent dhe organizimin e një performance me theksimin e punës në grup.

Vendosjen e një plani strategjik të Burimeve Njerëzore që do të mbështesë strategjinë e organizimit.

  • Strategjia e burimeve njerëzore, që mbulon fusha si: rekrutimin, mbështetjen e stafit, zhvillimin e karrierës, mobilizimin, avancimin, barazinë e mundësive, aleancat, trajnimin dhe menaxhimin e arritjeve (performancës).

Zhvillimin dhe implementimin e një strukture të trajnimit dhe zhvillimit për Zyrën.

  • Kontaktimi me institutet e trajnimit.
  • Zhvillimin e një strategjie trajnimi mbi bazën e një programi që do të mbulojë këtë plan.
  • Evidentimin e burimeve më të rëndësishme që duhen trajnuar.
  • Zhvillimin e një politike të mëtejshëm kualifikimi.

Vendosja në strukturën e menaxhimit dhe administrimit profesional të të gjitha niveleve të gjyqësorit.

  • Vendosja në plan të parë të funksioneve mbështetëse përfshi: Financiare, Informim Teknologjik, Burime Njerëzore.
  • Organizimin e lehtësive për menaxhimin e gjykatave në rrethe.
  • Sigurimin e menaxhimit konstant dhe koherent dhe të strukturës organizative. Rishikimi i arritjeve të të gjitha niveleve.

Dhënie autoriteti dhe përgjegjësie financierëve të gjykatave në mundësinë më të madhe ekzistuese.

  • Identifikimi i funksionit dhe i detyrave të tyre dhe nënvizimi i përgjegjësive.
  • Vendosja në detyrimin e monitorimit dhe raportimit që do të sigurojë dërgimin e informacioneve dhe të rezultateve.

Parimet kryesore që udhëheqin stafin e Zyrës janë:

  • parimi i ligjshmërisë
  • parimi i mbrojtjes së interesit publik dhe të drejtave të personave privatë
  • parimi i drejtësisë dhe i paanësisë
  • parimi i bashkëpunimit
  • parimi i përgjegjshmërisë
  • parimi i marrjes së vendimeve
  • parimi i eficiencës dhe i deburokratizimit
  • parimi i mospagimit të shërbimit
  • parimi i kontrollit
  • parimi i mbrojtjes së sekretit shtetëror dhe konfidencialitetit
  • e drejta për t'u informuar
  • shërbimi i lartë cilësor me personat e kontaktit
  • shërbimi i shpejtë dhe operativ
  • barazi, ndershmëri dhe integritet
  • besimi dhe konfidenca.

Vlerat që duhet të karakterizojnë Zyrën, esenciale për suksesin dhe që duhet të reflektohen në gjithë punën e saj dhe marrëdhëniet me të tjerët:

  • Përgjegjësi e përkryer
  • Vlerësimi i Stafit si burim i rëndësishëm vlerash
  • Uniteti i qëllimeve
  • Puna në grup
  • Ndershmëri dhe transparencë
  • Profesionalizëm
  • Dëshira për të ndryshuar.

Zyra ka siguruar stafin me resurset e nevojshme, për të garantuar mënyrën profesionale dhe korrekte në marrëdhëniet me të tjerët.

Në aktivitetin e Zyrës ka pengesa të ndryshme parashikimi i risqeve:

  • kontradikta midis ligjit të buxhetit të shtetit dhe ligjit mbi organizimin e drejtësisë
  • përplasje kompetencash me Ministrinë e Drejtësisë apo dhe Ministrinë e Financave
  • përplasje me gjykatat në lidhje me centralizimin dhe decentralizimin e prokurimeve
  • mosrakordim fondesh sipas kërkesave të gjykatave.

Kapaciteti i Zyrës për të përmbushur detyrat do të jetë i influencuar nga mundësitë dhe aftësitë tona për të tërhequr resurset e nevojshme.

Implementimi i sistemit dhe gjetja e procedurave të përshtatshme që do të na pajisin me praktikën më të mirë për efektivitet dhe menaxhim eficent të burimeve.

  • zgjedhja dhe zbatimi i një sistemi financiar llogaritjesh për menaxhimin e fondeve të alokuara, për operimin e Zyrës dhe që do të lehtësojë përmirësimin e burimeve të alokuara.
  • zgjedhja dhe zbatimi i një sistemi llogarish për gjykatat, që do të ndihmojë Zyrën të përllogarisë dhe menaxhojë të gjitha fondet dhe aktivitetet financiare të bëra në gjykata.
  • zbatimi i procedurave dhe praktikave që do të sigurojnë përllogaritjen e plotë dhe kontrollin e të gjitha financave të gjykatave.
  • stabilizimin e praktikave dhe procedurave për menaxhimin dhe investimin e fondeve në përputhje me praktikat më të mira.
  • vendosja e marrëveshjeve ndërmjet Zyrës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, që do të lehtësojë shumë delegimin e autoritetit dhe përgjegjësive të Zyrës në menaxhimin e drejtimit të saj.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645