Paga dhe sigurime shoqerore

Pagat dhe Sigurimet Shoqërore

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për këtë grup është 849,218 mijë lekë. Këtu bëjnë pjesë shpenzimet e kryera nga gjykatat për paga dhe sigurime shoqërore për gjyqtarët dhe administratën. Realizimi i këtyre shpenzimeve për vitin 2008 është në masën 95%. Kjo performancë e shpenzimeve të personelit është ndikuar nga mosplotësimi i strukturave organike të disa gjykatave si Gjykata e Lartë; Gjykata e Apelit Vlorë; Gjykatat e Rretheve: Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Korçë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Pogradec, Shkodër, Tropojë dhe yra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor.

Rialokimi në fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore

Gjatë vitit janë kryer rialokime në fonde për shkak të situatave të krijuara.

Për fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, transferimet janë kryer për të mbuluar nevojat e gjykatave, për shkak të ndryshimeve të ndodhura në periudhën korrik-gusht, në strukturën e pagave dhe sigurimeve shoqërore si për gjyqtarët ashtu edhe administratën e gjykatave.

Është transferuar në Gjykatën e Rretheve Dibër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Gjirokastër dhe Berat, në artikullin 606 "Transferime tek individi", fondi 7,500 mijë lekë, miratuar nga Ministria e Financave, për pagesën e gjyqtarëve të gjykatave të riorganizuara, deri në fund të vitit.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645