Paga dhe sigurime shoqerore ne Pushtetin Gjyqesor - viti 2009

  • Fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore

Fondi total i akorduar nga buxheti i shtetit per periudhen Janar- Dhjetor, per mbulimin e shpenzimeve ne paga dhe sigurime shoqerore, eshte 1,200,000 mije leke. Buxheti i rishikuar eshte 1,215,641 mije leke dhe realizimi 1,099,810 ose 90.4% e buxhetit të rishikuar.

Realizimi në këte perqindje ka ardhur si rezultat i mosplotesimit te strukturave organike në disa gjykata dhe konkretisht në: Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit Tiranë, Gjykatën e Apelit Korçë, Gjykatën e Rrethit: Dibër, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Kurbin, Lushnje, Pogradec, Sarande, Tiranë dhe Gjykatën e Shkallës së Pare per Krimet e Rënda.

Pjesa me e madhe e fondit te paperdorur rezulton në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu , pjese e fondit te parealizuar eshte dhe mospagimi i pages se 15 diteshit te pare te dhjetorit ne te gjitha gjykatat, si dhe fondit te vecante ne disa gjykata, bllokuar nga Deget e Thesarit.

  • Rialokimi i fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore

Gjatë vitit, në fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, janë kryer disa rialokime për shkak të situatave të krijuara dhe konkretisht:

Janë kryer transferime nga fondi i pagave në artikullin 606 « Transferime tek individi » për Gjykatat e Rretheve Dibër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Gjirokastër dhe Berat, për të mbuluar pagesën e gjyqtarëve të gjykatave të riorganizuara.

Janë kryer lëvizje të fondeve, nga paga në shpenzime operative për atë pjesë të fondit të veçantë që përdoret nga gjykatat për aktivitete sociale.

Është realizuar detajimi dhe transferimi për çdo gjykatë i fondit prej 48,000 mijë lekë të miratuar nga Ministria e Financave për të mbuluar efektet e rritjes së pagës së administratës së gjykatave duke filluar nga data 1 Janar 2009, si rrjedhojë e daljes së VKM nr.20, datë 14.01.2009 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të administratës gjyqësore të gjykatave të shkallës së pare dhe të gjykatave të apelit”, i cili shënoi një rritje të konsiderueshme të pagave të administratës gjyqësore dhe V.K.M. nr.717, datë 23.06.2009 “Për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645