Objektivat për vitin 2009

Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në administratën e ZABGJ-së nëpërmjet:

  • Plotësimit të kapaciteteve ekzistuese me Specialist (Analist)
  • Rritjes së niveleve profesionale të stafit nëpërmjet trainimeve apo shkëmbimit të eksperiencave.

Prezantimi i prioriteteve për përmirësimin e infrastrukturës në gjyqësor nëpërmjet, studimit, zbërthimit dhe objektivave të përcaktuara për këtë qëllim, nëpërmjet programit buxhetor afatmesëm.

Koherenca me praktikat dhe sistemet kompjuterike të Ministrisë së Financave për llogaritjen e buxhetit dhe monitorimin e shpenzimeve për institucionet buxhetore, si dhe adaptimi i Zyrës me to.

Përmirësimi i sistemit të monitorimit të shpenzimeve:

  • Përgatitja dhe instalimi në gjykata i një programi elektronik, si bazë për përcaktimin e standarteve    e kryerjen e monitorimit të shpenzimeve.

Përmirësimi i sistemit të shkëmbimit të informacionit:

  • Mbështetja me fonde buxhetore e gjykatave për mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik dhe vendosjen e infrastrukturës kompjuterike, me qëllim rritjen e transparencës në gjyqësor.

Prezantimi i planit strategjik të ZABGJ-së për periudhën 2008-2011:

  • Organizimi i një tryeze të rrumbullakët, me aktorë të interesuar në fushën e gjyqësorit, për prezantimin e planit strategjik të ZABGJ-së.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645