Investime

Fondi i akorduar në Investime, për vitin 2008, ishte 60,000 mijë lekë, kurse realizimi në vlerë 59492 mijë lekë ose 99%. Realizimi për çdo objekt paraqitet si më poshtë:

" Rikonstruksion". Fondi i akorduar nga Buxheti i Shtetit për këtë objekt të investimeve është 43,326 mijë lekë dhe realizimi 42904 mijë lekë ose 94%. Fondi i papërdorur prej 422 mijë lekë është rrjedhojë e diferencave të krijuara nga procedurat e prokurimit.

Me këtë fond është realizuar:

  • Përfundimi i rikonstruksionit të plotë të Gjykatës të Rrethit Lushnjë.
  • Realizimi i rikonstruksioneve të pjesshme në: Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe Gjykatën e Apelit Tiranë; Gjykatën e Rrethit: Fier, Gjirokastër, Korçë, Pukë, Shkodër dhe Tiranë. Nëpërmjet tyre është bërë e mundur përshtatja dhe rregullimi i ambienteve me qëllim krijimin e kushteve normale të punës në to.

" Pajisje". Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është 8,833 mijë lekë dhe realizimi 8,777 mijë lekë ose 99%. Me fondin e vënë në dispozicion për këtë objekt janë plotësuar nevojat e gjykatave për:

  • Pajisje elektronike si 32 kompjutera, 18 printera, 1 fotokopje, 1 laptop dhe 50 UPS për: Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit Durrës, Gjykatat e Apeleve: Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Korçë; Gjykatat e Rretheve: Fier, Korçë, Krujë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë dhe ZABGJ. Në këtë mënyrë janë plotësuar rreth 80% e nevojave të gjykatave, pasi për shkak të amortizimit të lartë është i nevojshëm zëvendësimi i tyre vit pas viti.
  • Janë plotësuar ambientet e zyrave dhe sallave të gjyqit për Gjykatën e Rrethit Fier, Kukës dhe Kurbin. Vlen të përmendet fakti që si rezultat i investimeve të kryera si nga buxheti i shtetit ashtu edhe projektet e huaja është rritur ndjeshëm niveli i mobilimit të gjykatave duke i sjellë ato në nivele bashkëkohore.
  • Si dhe janë plotësuar nevojat e gjykatave për disa pajisje të tjera jo më pak me rëndësi si grila, rafte arkive, foni, pajisje solemniteti etj. si Gjykatat e Apeleve: Gjirokastër, Tiranë dhe Korçë.

" Automjete". Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është 6,000 mijë lekë dhe realizimi 5,970 mijë lekë ose 100%. Me këtë fond janë plotësuar nevojat për autovetura për Gjykatat e Rretheve Durrës dhe Tiranë.

" Projekt". Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është 1,841 mijë lekë dhe realizimi 1,841 mijë lekë. Me këtë fond është realizuar përfundimi i likuidimit të projekteve të hartuara gjatë vitit 2007, për Gjykatën e Rretheve Korçë dhe Lushnjë.

Nr Emërtimi Plan Fakt %
1 Rikonstruksion 43326 42904 99
2 Mjete Transporti 6000 5970 99
3 Pajisje e Mobilje 8833 8777 99
4 Projekte 1841 1841 100
TOTALI 60000 59492 99

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645