Investime

Fondi i investimeve, akorduar nga buxheti i shtetit, sikurse edhe buxheti i rishikuar per periudhen Janar-Dhjetor 2009, eshte 164,350 mije leke. Realizimi i ketij artikulli paraqitet ne vleren 155,566 mije leke ose 95%. Një nga arsyet që ka ndikuar në këtë realizim të fondit të investimeve ka qenë edhe prokurimi elektronik i fondeve.

Ky proces përveç anës pozitive që konsiston në transparencën e plotë të zhvillimit të procedurave, ka sjelle vështirësi në realizimin e tyre në kohë, pasi sistemi elektronik i APP-së kërkon shpejtësi të caktuar të shërbimit të internetit dhe pandërprerje, i cili ka qenë i vështirë të realizohej në disa gjykata, ndërkohë që edhe vetë sistemi i APP-se ka pasur probleme.

N.q.s do te analizojme investimet sipas projekteve rezulton situata e meposhtme:

Emërtimi Plan Fakt %
1 .Ndërtim 100,000 100,000 100%
2 .Rikonstruksion 3,240 2,801 86%
3 .Mjete Transporti 9,700 6,420 66%
4 .Pajisje e Mobilie 41,060 36,601 89%
5 .Projekte 10,350 9, 744 94%
TOTALI 60,000 59,492 95%

 

investime_analiza2009

1 - Ndertim

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit ne zerin "Ndertim" per periudheb Janar- Dhjetor 2009 per Pushtetin Gjyqesor, eshte 100,000 mije leke dhe realizimi eshte 100,000 mije leke, ose 100%. Ky fond eshte perdorur teresisht per ndertimin e godines se re te Gjykates se Rrethit Korce, ndertim i cili do te shtrihet ne periudhe 2 vjecare 2009-2010.

2 - Rikonstruksion

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit per kete objekt te investimeve, eshte 3,240 mije leke dhe realizimi 2,801 mije leke ose 86%.Ky fond eshte perdorur per realizimin e rikonstruksioneve te pjesshme ne 5 gjykata, konkretisht: Gjykata e Larte, Gjykata e Apelit Korce, Gjykata e Rrethit Berat, Gjykata e Rrethit Shkoder dhe Gjykata e Rrethit Vlore. Nepermjet ketyre investimeve eshte bere e mundur pershtatja dhe rregukllimi i ambjenteve ne to. Mospedorimi i plote i ketij fondi eshte rezultat i diferencave nga procedurat e prokurimit.

3 - Mjete transporti

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit ne zerin "Mjete transporti" eshte 9,700 mije leke, ndersa realizimi eshte 6,420 mije leke ose 66%. Ky fond u akordua per blerjen e 3 automjeteve. Prokurimi u realizua i plote vetem per 2 automjete.

Per automjetin e trete, per shkak te mungeses se konkurences, megjithese procedura e prokurimit u perserit 3 here, ajo nuk u realizua. Diferenca midis fondit te akorduar dhe fondit te realizuar eshte rezultat i diferences nga mos realizimi i procedures se prokurimit per automjetin e trete.

4 - Pajisje mobilje

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit eshte 41,060 mije leke dhe realizimi 36,601 mije leke ose 89%. Ky fond eshte perdorur per prokurimin e pajisjeve si:

  • Pajisje elektronike. Fondi i prokuruar eshte 20,708 mije leke, ndersa realizimi 18,918 mije leke. Si rezultat i ketij prokurimi 23 gjykata u pajisen me pajisje elektronike si kompjuter, printer, UPS etj.
  • Pajisje elektrike. Fondi i prokuruar eshte 6,161 mije leke ndersa realizimi 6,037 mije leke. Gjykatat realizuan plotesimin e nevojave per pajisje elektrike si: kondicioner, gjenerator dhe sistem fonie per sallat e gjyqit. Diferenca e fondit te paperdorur eshte rrjedhoje e procedurave te prokurimit.
  • Pajisje sigurie. Fondi i prokuruar eshte 3,454 mije leke, ndersa realizimi 2,645 mije leke. Ky fond eshte prokuruar per 9 gjykata nga te cilat vetem Gjykata e Larte nuk arriti te realizoje likujdimin sipas prokurimit te realizuar me objekt "Blerje dedektor kontrolli". Kjo per shkak te bllokimit te likujdimeve nga dega e thesarit ne daten 17 Dhjetor 2009.
  • Mobilje e pajisje te tjera. Fondi ne vleren 10,737,mije leke , ndersa realizimi eshte ne vleren 8,992 mije leke. Ky fond u detajua per 23 gjykata qe realizuan te gjithe prokurimet. Gjykata e Rrethit Vlore edhe pse realizoi prokurimin me objekt "Blerje grila per gjykaten", nuk arriti te kryeje likujdimin per shkak te bllokimit te likujdimeve nga Dega e Thesarit Vlore.

5 - Projekt

Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit per kete ze eshte 10,350 mije leke dhe realizimi 9,744 mije leke ose 94%. Per vitin 2009, fondi per "Projekte" u detajua per 5 gjykata konkretisht per: Gjykaten e Apelit Shkoder, Gjykaten e Rrethit Shkoder, Gjykaten e Rrethit Vlore, Gjykaten e Rrethit Elbasan dhe Gjykaten e Rrethit Pogradec.

U realizuan prokurimet dhe u krye likujdimi ne masen 60% te kontratave te lidhura. Diferenca midis fondit te akorduar dhe fondit te realizuar eshte rezultat i procedurave te prokurimit.

Gjatë vitit janë kryer disa rialokime në fondin e investimeve për shkak të situatave të krijuara dhe konkretisht:

  • Janë kryer transferime në investime në zërin “projekt”, për të bërë të mundur zhvillimin gjatë vitit 2009 të procedurave të prokurimit për Gjykatën e Apelit dhe Rrethit Shkodër.
  • Janë kryer transferime në zërin “pajisje” të investimeve, për të realizuar mbylljen e procesit të likuidimit, për pajisjet elektronike, për shkak të diferencave të krijuara midis gjykatave si rezultat i prokurimit masiv nga ZABGJ.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645