Gjykatat e rretheve gjyqësore janë hallka bazë e sistemit gjyqësor. Sipas ligjit nr.8436, datë 28.12.1998, ndryshuar me ligjin nr.8546, datë 05.11.1999, ndryshuar me ligjin nr.8656, datë 31.02.2000, ndryshuar me ligjin nr.9111, datë 24.7.2003
"Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar me ligjin nr. 114/2013, gjykata të shkallës së parë janë gjykatat e rretheve gjyqësore.
Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë çështjet që hyjnë në kompetencën territoriale të rrethit ku ushtrojnë funksionet e tyre gjyqësore, të cilat sipas objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale.
Kompetencat tokësore dhe qendrat e ushtrimit të veprimtarisë së secilës prej tyre caktohen me dekret të Presidentit të Republikës me propozim të Ministrisë së Drejtësisë pasi është marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjykimet realizohen nga një gjyqtar i vetëm, por në çështje të ndryshme mund të zhvillohen me trup gjykues, të përbëre nga tre gjyqtarë. Në fillim të çdo viti, kryetari i gjykatës së shkallës së parë (po kështu edhe ai i apelit), përcakton për vitin në vazhdim shpërndarjen e gjyqtarëve në dhoma penale e civile të gjykatës.
Aktualisht ekzistojnë23 gjykatatë shkallës së parëme një numër total prej 251 gjyqtarësh.
Gjykatat e Rretheve Gjyqësore