Fondi i kerkuar dhe i akorduar per Pushtetin Gjyqesor

Ne zbatim të Ligjit nr.10190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e shtetit për vitin 2010”, Pushtetit Gjyqësor iu akorduan fondet buxhetore si më poshtë:

Nr Emërtimi Buxheti 2009 Kërkesa 2010 Buxheti 2010 % kundrejt 2009 % kundrejt kërkesës
1 Shpenzime personeli 1,270,000 1,401,223 1,297,000 2% -7%
2 Mallra dhe shërbime 252,000 319,500 189,105 -25% -41%
3 Transferta për buxhetet Familjare dhe individët 6,895
4 Investime 164,350 487,841 242,000 47% -50%
TOTALI 1,686,350 2,208,564 1,735,000 3% -21%
  fonfi_kerkuar_analiza2009

Buxheti i miratuar për Pushtetin Gjyqësor për vitin 2010, ka në total një rritje 3% kundrejt vitit 2009. Pavarësisht se ka një rritje të buxhetit për vitin 2010, numri i punonjësve dhe fondet përkatëse kane disa probleme. Por, shqetësimi me i madh ka të beje me një ulje rreth 25%, të pa argumentuar, të shpenzimeve operative kundrejt vitit 2009.

Pavarësisht kësaj situate, për të bere të mundur përdorimin nga gjykatat të fondeve të akorduara, në mbledhjen e Bordit date 21.12.2009, u realizua detajimi i fondeve buxhetore për gjykatat për vitin 2010. Detajimi i fondeve sipas artikujve buxhetore është kryer duke marre në konsiderate disa faktorë, të çilet në mënyrë të përmbledhur paraqiten me poshtë:

  • Paga dhe sigurime shoqërore

Numri i punonjësve i miratuar me ligjin për buxhetin për vitin 2010, është 1166 kundrejt numrit organik për vitin 2009 prej 1230 punonjësish.

Me vendimin nr.1139 date 24.11.2009 “Për përcaktimin e numrit të automjeteve dhe të shofereve në dispozicion të ministrive dhe të institucioneve qendrore”, janë miratuar për Pushtetin Gjyqësor 59 automjete dhe 39 shofere, duke reduktuar për Pushtetin Gjyqësor 35 shofere.

Mbështetur në numrin e miratuar me ligjin e buxhetit, për vitin 2010, përveç shofereve kane ndodhur edhe reduktime të tjera të papërcaktuara në numrin e punonjësve. Një situate e tille jo vetëm nuk mund të garantoje një funksionim normal, transparent dhe sipas standardeve të Bashkimit Europian në gjykata por do të sjelle vështirësi reale në funksionim normal të procesit gjyqësor, pasi stafet administrative kane detyra të përcaktuara në ndihme të procesit gjyqësor.

Ky shqetësim i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë se Financave, duke i bere me dije për situatën e krijuar në numrin e punonjësve për Pushtetin Gjyqësor.

Ne kushtet kur ende nuk ishin përcaktuar strukturat e reja organike të gjykatave, sipas numrit të miratuar me ligjin e buxhetit dhe Dekretit të Presidentit të Republikës, detajimi i fondit për shpenzime për personelin për vitin 2010 u krye duke patur parasysh:

Plotësimin e nevojave të gjykatave, mbështetur në strukturat aktuale organike për 11 muaj. Diferenca e fondit të paakorduar në muajin Dhjetor u mendua të plotësohet gjatë vitit, në varësi të zhvillimeve të ardhshme lidhur me numrin e punonjësve apo shtesa në fondin e pagave apo sigurimeve shoqërore.

Akordimin e fondit të nevojshëm për 6 muajt e parë të vitit për gjykatat të cilat sipas Dekretit të Presidentit do të kenë rritje të numrit të gjyqtarëve të tyre. Në varësi të emërimeve të reja në muajt në vijim të gjyqtarëve në këto gjykata u rishikua edhe situata e fondit për shpenzime për personelin.

Duke marrë në konsideratë Dekretin e Presidentit të Republikës për krijimin e gjykatës se rrethit Përmet, u mbajt një fond rezerve në Gjykatën e Rrethit Tirane, për mbulimin e nevojave për paga e sigurime shoqërore për këtë gjykatë për 10 muaj, për një numër total prej 13 punonjësish (4 gjyqtarë dhe 9 punonjës administrate). Ky fond u detajua pranë kësaj gjykate, pasi ende nuk ishte hapur struktura buxhetore për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.

  • Shpenzime operative

Në lidhje me shpenzimet operative, ka një reduktim të fondeve kundrejt vitit 2009 në masën 25% dhe kundrejt fondeve të kërkuara në projekt-buxhet në masën 40%.

Ky buxhet nuk mund të plotësojë nevojat buxhetore të gjykatave për një funksionim normal të aktivitetit të përditshëm të tyre. Kjo do të kërkojë një menaxhim më rigoroz të buxhetit nga ana e gjykatave, duke u fokusuar fillimisht në plotësimin e nevojave që ato i konsiderojnë më prioritare dhe që kanë impakt të drejtpërdrejtë në aktivitetin e tyre kryesor, proçesin gjyqësor.

Reagimi për pamjaftueshmërinë e fondit për shpenzime operative është kryer dhe do të vazhdojë edhe gjatë vitit, por gjithsesi për të bërë efektiv buxhetin e akorduar për këtë zë, u realizua detajimi i fondit për çdo gjykatë duke marrë në konsideratë:

Referuar fondit të akorduar në masën 60% të kërkesave buxhetore të hartuara mbi bazë limitesh dhe standardesh, u detajua për çdo gjykatë 60 % e kërkesës së saj për shpenzime operative. Kjo u korrigjua me tej me disa elemente:

Është ruajtur një standard i përafërt i buxhetit të akorduar për gjykata me numër të njëjtë gjyqtarësh, duke akorduar në masë të njëjtë shpenzimet bazë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çështjet gjyqësore.

Janë marrë në konsideratë situata specifike për disa gjykata, të verifikuara nga situacionet e shpenzimeve për 11/mujorin si: shpenzimet për energji elektrike, mirëmbajtje dhe pastrim godine për Gjykatat e Krimeve të Rënda, shpenzimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ofrimin e shërbimit të rojeve për godinat e gjykatave Librazhd dhe Gramsh.

Është përcaktuar një kufi minimal i shpenzimeve të domosdoshme në masën 2,600 mijë lekë, për gjykatat e vogla me një numër rreth 4 gjyqtar.

  • Transferta tek individët

Mbështetur në ligjin nr.10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionaret publikë dhe nëpunësit civile”, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe kryetarët e gjykatave, përfitojnë një bonus mujor për shpenzime transporti. Fondi i nevojshëm për këtë qëllim për të gjithë vitin është 18,240 mijë lekë, ndërkohë që fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është 6,895 mijë lekë.

Zyra ka bërë me dije Ministrinë e Financave, se fondi i miratuar për bonuse për Pushtetin Gjyqësor për vitin 2010, nuk i përgjigjet akteve ligjore që përcaktojnë marrjen e tij. Pavarësisht kësaj, për të përdorur fondin e akorduar për bonuse u realizua detajimi i tij për çdo gjykatë për 2.5 muaj.

  • Investime

Fondi total i miratuar për investime, për vitin 2010, është 242,000 mijë lekë kundrejt kërkesës në Projekt-Buxhet prej 487,841 mijë lekë. Ky fond ka një rritje rreth 47% kundrejt vitit 2009 dhe plotëson 50% të kërkesës në projekt-buxhet për investime për vitin 2010.

Në kushtet e mosakordimit të plotë të fondit të investimeve, detajimi i fondit të investimeve për vitin 2010 u realizua duke marrë në konsideratë planin 5/vjeçar të hartuar nga Zyra për investimet në gjykata, kërkesa specifike të disa gjykatave si edhe ndryshimet në situatën e investimeve deri në këtë moment.

Ky fond u detajua për elemente të konsideruar si më prioritare dhe konkretisht:

Mbylljen e projekteve të nisura gjate vitit 2009 për gjykatën e apelit Shkodër, gjykatat e rretheve: Elbasan, Pogradec, Shkodër dhe Vlorë.

Hartimin e projekteve për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Rrethit Fier.

Mbylljen e kontratës se sipërmarrjes të filluar gjatë vitit 2009, për ndërtimin e godinës së re të Gjykatës se Rrethit Korçe si dhe për pagesën e supervizionit dhe kolaudimit të punimeve.

Fillimi i punimeve për rikonstruksion të plotë të godinës ekzistuese të Gjykatës së Rrethit Vlore, si dhe i përshtatjes së ish godinës se oficerëve Pogradec në Gjykatë të Rrethit Pogradec. Realizimi i plote i tyre do të shtrihet në dy vite 2010-2011.

Realizimin e punimeve të vogla të mirëmbajtjes, si dhe të plotësimit të ambienteve të shërbimit ndaj publikut në tetë gjykata.

Plotësimin e nevojave të gjykatave me pajisje elektronike.
Plotësimin e nevojave të gjykatave për mobilimin e zyrave dhe sallave të gjyqit si dhe pajisjen e disa gjykatave me elemente sigurie.

Detajimi i fondeve u shoqërua edhe me plotësimin dhe dërgimin në Ministrinë e Financave/Drejtorinë e Thesarit dhe Buxhetit të tabelave përkatëse për këtë qellim si një kërkesë e udhëzimeve në zbatim të ligjit vjetor të buxhetit të shtetit.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645