Drejtori i Zyrës

Drejtori i Zyrës, zhvillon veprimtarinë e tij në përputhje me Ligjin nr. 8363, datë 01.07.1998 "Për Krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor".
Drejtori është përgjegjës për veprimtarinë e përgjithshme të Zyrës që drejton, vendosjen dhe drejtimin e politikave dhe procedurave të Zyrës në mënyrë që t’i sigurojë në kohë dhe në mënyrë profesionale përmbushjen e detyrave, në formulimin dhe zbatimin e politikave të ZABGJ.

Menaxhon stafin e Zyrës në mënyrë të tillë që formulimi dhe zbatimi i politikës së ZABGJ të jetë i mire koordinuar dhe veprimtaria e stafit të jetë eficente dhe efektive.

Drejtori i ZABGJ është drejtuesi administrativ i këtij institucioni dhe raporton tek Bordi Drejtues, që është eprori direkt i tij . Planifikon, organizon dhe drejton veprimtarinë e ZABGJ, nëpërmjet drejtimit administrative.

Përfaqëson Zyrën përpara institucioneve shtetërore, apo subjekteve të tjerë.

Koordinon punën për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 3-vjeçar për pushtetin gjyqësor.

Propozon në Bordin Drejtues të Zyrës ndryshimin e destinacionit të fondeve nga një gjykatë në një tjetër.

Zbaton vendimet e marra nga Bordi.

Është përgjegjës për funksionimin me efektivitet, kontrollin dhe menaxhimin financiar të buxhetit të Zyrës.

Nxjerr urdhra në funksion të drejtimit të veprimtarisë administrative brenda institucionit.

Miraton planet vjetore të njësive funksionale.

Mund të delegojë një ose disa nga kompetencat e tij tek organet vartëse, sipas rregullave që parashikon Kodi i Procedurave Administrativ në RSH-së.   

Nënshkruan dokumentet e hartuara, që dalin në emër të Zyrës

Kontrollon zbatimin e rregullave të etikës nga administrata dhe merr masat e duhura disiplinore ndaj shkeljeve të konstatuara.

Emëron dhe shkarkon personelin administrativ të Zyrës, në përputhje me kriteret, organikën e miratuar dhe legjislacionin në fuqi.

I paraqet për miratim Bordit, Rregulloren e Brendshme të Zyrës, strukturën e Zyrës dhe kriteret e emërimit të punonjësve të Zyrës.

Miraton përfundimet e angazhimit të auditimit (Aneksi Nr.8 i Udhëzimit Nr. 12, datë 05.06.2012 të MF).

Përcjell me shkresë zyrtare çdo veprimtari administrative të NJAB ndaj subjekteve që auditohen.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645