Bordi Drejtues i ZABGJ-së miraton nxjerrjen nga përdorimi ose tjetërsimin e aktiveve të panevojshme

Bordi Drejtues i ZABGJ me Vendimin nr. 4, datë 15.05.2014 ka ndryshuar pikën B/III “ Kompetenca për miratimin e nxjerrjeve nga përdorimi ose tjetërsimin e aktiveve të panevojshme në njësitë e gjyqësorit” të Udhëzimit nr. 3 datë 07.05.2012 të Bordit Drejtues të ZABGJ “Për procedurat e ruajtjes, mbrojtjes dhe kritereve e kompetencave për nxjerrjen nga përdorimi të aktiveve në njësitë e gjyqësorit”, si më poshtë:

1. Bordi Drejtues i ZABGJ-së miraton nxjerrjen nga përdorimi ose tjetërsimin e aktiveve të panevojshme:

  • Automjetet
  • Server dhe UPS server, Server Rack Cabinet.
  • Sisteme fonie, sisteme të regjistrimit audio - video të seancave gjyqësore.
  • Gjenerator

2. Drejtori i ZABGJ-së-Nëpunës Autorizues i Njësisë Publike, miraton nxjerrjen nga përdorimi ose tjetërsimin e aktiveve të panevojshme në njësitë e gjyqësorit:

  • Paisje elektronike (kompjuter, printer, ups, monitorë, fotokopje ).
  • Central telefonik
  • Elemente sigurie (aparat dore kontroll armësh, derë dedektimi, kamera).

3. Kryetari i Gjykatës-Nëpunës Autorizues i nivelit të dytë miraton nxjerrjen jashtë përdorimi e aktiveve të panevojshme në njësitë e gjyqësorit:

  • Kondicioner
  • Mobilje zyre / salle gjyqi (tavolina, karrike, dollape).
  • Stabilizator, inverter.
  • Paisje si : switch, skaner, telefona / fax; qëndër zëri; projektor; aparat fotografik, stenda afishimi, etj.
  • Paisje të tjera të papërfshira në grupimet e përmendura më lart.

4. Të gjitha pajisjet e listuara në pikën 3, kur është i nevojshmëm transferimi pa pagesë, brenda apo jashtë sistemit të gjykatave, miratohet nga Drejtori i ZABGJ-së.

Aktivet afatshkurtra si inventari i imët, ambalazhet, materialet dhe mallrat do të nxirren jashtë përdorimit me miratim të Kryetarit të Gjykatës.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645