Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2014

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në veprimtarinë e saj gjatë vitit 2014, ka patur si qëllim kryesor mbështetjen buxhetore të shërbimeve gjyqësore dhe përmirësimin e infrastrukturës së gjykatave, me qëllim sjelljen e tyre në parametrat dhe cilësinë e performancës së ngjashme me vendet e Bashkimit Europian. Kjo politikë, gjen mbështetje edhe në programin e qeverisë për periudhën 2013-2017. Një prej angazhimeve të përcaktuara në këtë program është “Të krijojmë të gjitha kushtet e domosdoshme për funksionimin efikas të sistemit të drejtësisë shqiptare në përputhje me standardet e BE-së”.

Dokumenti bazë mbi të cilin është mbështetur aktiviteti buxhetor i Zyrës për vitin 2014, është Deklarata e Politikës së Programit Buxhetor Afatmesëm. Bazuar në këtë dokument, prioritetet e ZABGJ-së për vitin 2014, kanë qenë në funksion të realizimit të këtyre objektivave :

- Krijimi i kushteve cilësore të zhvillimit të proçeseve gjyqësore, nëpërmjet mbështetjes financiare të aktivitetit të gjykatave; përmirësimit të infrastrukturës ndërtimore, kushteve të punës, gjykimit dhe shërbimit deri ne 68% te tyre si dhe plotësimit me elementë të sigurisë në gjykata.

- Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës elektronike të gjykatave , në funksion të rritjes së cilësisë dhe transparencës së procesit gjyqësor dhe shërbimit ndaj publikut, duke synuar plotësimin e 91% të gjykatave me të gjithë pajisjet elektronike të nevojshme.

- Mbështetja financiare e zhvillimit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare si dhe mbështetja financiare për garantimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues profesional.

Lexoni te plote "Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2014"

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645