Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2013

Analiza vjetore e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor gjatë vitit 2013, pasqyron një përmbledhje të aktiviteteve të institucionit, progresin e arritur në fusha të veçanta, problematikat e shfaqura dhe masat e marra për zgjidhjen në kohë të tyre si dhe sfidat për vitin 2014.
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në veprimtarinë e saj gjatë vitit 2013, ka patur si qëllim kryesor mbështetjen buxhetore të shërbimeve gjyqësore dhe përmirësimin e infrastrukturës së gjykatave, me qëllim sjelljen e tyre në parametrat dhe cilësinë e performancës së ngjashme me vendet e Bashkimit Europian.
Dokumenti bazë mbi të cilin është mbështetur aktiviteti buxhetor i Zyrës për vitin 2013, është Deklarata e Politikës së Programit Buxhetor Afatmesëm. Kjo deklaratë është hartuar mbështetetur në dokumenta si: Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë, rekomandime të dhëna nga ekspertë të huaj gjatë zhvillimit të projekteve të ndryshme në gjyqësor si dhe standarde të ndërtuara nga vetë institucioni, mbështetur në eksperiencën disa vjeçare të aktivitetit të tij.
Bazuar në sa sipër, politikat dhe prioritetet e ZABGJ-së, për vitin 2013, kanë qenë në funksion të realizimit të objektivave kryesorë, përcaktuar në Deklaratën e Politikës së Programit, si:

  • Krijimin e kushteve cilësore të zhvillimit të proçeseve gjyqësore, nëpërmjet mbështetjes financiare të aktivitetit të gjykatave; përmirësimit të infrastrukturës ndërtimore, kushteve të punës, gjykimit dhe shërbimit si dhe plotësimit me elemente të sigurisë;
  • Përmirësimin në vazhdimësi të teknologjisë së informacionit në shërbim të proçesit gjyqësor, me qëllim mbështetjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, rritjen e shpejtësisë në shkëmbimin e informacionit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimit ndaj publikut;
  • Mbështetjen në vazhdimësi me fonde buxhetore për rritjen profesionale dhe trajnimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve;

Këto objektiva kanë për qëllim final përafrimin e gjykatave dhe shërbimit që i ofrohet publikut, me standardet e vendeve të Bashkimit Europian. Ato gjejnë mbështetje edhe në programin e qeverisë për periudhën 2013-2017. Një prej angazhimeve të përcaktuara në këtë program është "të krijojmë të gjitha kushtet e domosdoshme për funksionimin efikas të sistemit të drejtësisë shqiptare në përputhje me standardet e BE-së".
Më poshtë po ndalemi në aktivitetet kryesore të zhvilluara nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor si dhe sfidat të cilat na dalin përpara për vitin 2014.

Lexo te plote "Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2013"

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645