Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2012

Dokumenti bazë mbi të cilin është mbështetur aktiviteti buxhetor i Zyrës për vitin 2012, është Deklarata e Politikës së Programit Buxhetor Afatmesëm. Kjo deklaratë, është hartuar mbështetetur në dokumenta si: Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë, rekomandime të dhëna nga ekspertë të huaj gjatë zhvillimit të projekteve të ndryshme në gjyqësor si dhe standarte të ndërtuara nga vetë institucioni, mbështetur në eksperiencën disa vjeçare të aktivitetit të tij.

Misioni themelor i Z.A.B.GJ-së është menaxhimi efektiv i fondeve buxhetore të akorduara per Pushtetin Gjyqesor, në funksion të zhvillimit të proceseve gjyqësore të drejta, të shpejta dhe transparente; dhënies së drejtësisë në kushte me akses të plotë për qytetarët dhe gjyqtarët duke synuar arritjen e standarteve bashkohore europiane, në kryerjen e proceseve gjyqësore.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka si qëllim plotësimin e nevojave të gjykatave me mjete financiare nëpërmjet: planifikimit dhe detajimit të fondeve buxhetore për çdo gjykatë, hartimit të procedurave për një administrim efektiv të fondeve buxhetore të akorduara për Pushtetin Gjyqësor, përdorimin e fondeve sipas legjislacionit në fuqi dhe kontrollin e vazhdueshëm të përdorimit me efektivitet të tyre.

Bazuar në sa sipër, politikat dhe prioritetet e ZABGJ-së , për vitin 2012, kanë konsistuar në :

  • Krijimin e kushteve cilësore të zhvillimit të proceseve gjyqësore, nëpërmjet mbështetjes financiare të aktivitetit të gjykatave; përmirësimit të infrastrukturës ndërtimore, kushteve të punës, gjykimit dhe shërbimit si dhe plotësimit me elemente të sigurisë;
  • Mbështetjen në vazhdimësi me fonde buxhetore për rritjen profesionale dhe trajnimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve;
  • Ndjekjen e politikave buxhetore fleksibël, gjatë zbatimit të buxhetit, në varësi të situatave konkrete të krijuara;
  • Përmirësimin në vazhdimësi të teknologjisë së informacionit në shërbim të proçesit gjyqësor, me qëllim mbështetjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, rritjen e shpejtësisë në shkëmbimin e informacionit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimit ndaj publikut;
  • Rritjen dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe menaxhuese të Zyrës. Rishikimin e strukturës dhe organikës së saj.

Lexo te plote "Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2012"

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645