Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2011

Në kuadër të garantimit të pavarësisë së veprimtarisë së organeve gjyqësore, Kushtetuta në nenin 144 ka parashikuar edhe pavarësinë financiare të gjykatave dhe të drejtën e tyre për të propozuar dhe administruar vetë buxhetin. Për këtë arsye, me Ligjin nr.8363, datë 01.07.1998, është krijuar Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, si një institucion i pavarur, që administron fondet buxhetore, të akorduara për pushtetin gjyqësor, duke siguruar në parim pavarësinë e tij ndaj pushteteve të tjera.

Përvec administrimit të fondeve buxhetore, për gjykatat, ligji i Zyrës, në nenin 4, pika a, i jep kësaj të fundit të drejtën për menaxhimin e investimeve të huaja në gjyqësor. Kontributi i saj konsiston si në rastin kur Zyra është vetë partnere në projekte dhe monitoron mbarëvajtjen e tyre, ashtu edhe përsa i përket projekteve në të cilat palë është Ministria e Drejtësisë. Në këto raste, Zyra ka rol koordinues, për të vënë në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë informacion të saktë mbi nevojat, si dhe të garantojë mbështetjen e investimeve pas përfundimit të projekteve.

Aktiviteti i Zyrës mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; Ligjin nr.8363, datë 01.07.1998 "Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor"; Ligjin Nr.7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë"; Ligjin për shërbimin civil dhe dispozitat ligjore në zbatim të tij; Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 "Për rregullat e Etikës në Administratën Publike"; VKM nr. 306, datë 13.06.2000 "Për disiplinën në shërbimin civil". Ligji nr.8485, datë 12.5.1999 "Kodi i Procedurave Administrative"; VKM nr.511, datë 24.10.2002 "Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore" i ndryshuar. Ligjet dhe VKM për punonjësit me kontratë të përkohshme pune; Ligjet dhe VKM për pagat dhe fondin e veçantë në institucionet buxhetore; Ligji nr.9936, dt.26.06.2008, "Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë"; Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" dhe dispozitat ligjore në zbatim të tij; Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për Prokurimin Publik", i ndryshuar me ligjin nr.9800, datë 10.09.2007, ligjin nr.9855, datë 26.12.2007, ligjin nr. 10170, datë 22.10.2009, dhe ligjin nr.10309 datë 22.07.2010 dhe dispozitat ligjore në zbatim të tij; Ligjin nr.9720, datë 23.04.2007 "Për auditimin e brendshëm ne sektorin publik" si dhe në Manualin e Auditimit etj.

Lexo te plote "Analiza vjetore e punës së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për vitin 2012"

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645